Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:09 - 15 Tetor, 2020

schedule 07:09 - 15 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta mbizotërojnë vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës duke gjeneruar dhe shira të pakët. Por duke ju afruar pasdites vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë vendin.

Ndersa mbrëmja dhe nata sjellin reshje mesatare dhe intensive në territor.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Kosova vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme, por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. POR mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat në MV duke sjellë dhe shira, të cilët gjatë intesifikohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!