Spanja ka regjistruar shifra të larta të COVID-19.
Numri i infeksioneve ditore të koronavirusit në Spanjë u rrit me gati 12,000, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve mbi 900,000.
Ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në më shumë se 33, 000.
Madridi dhe disa zona të tjera javën e kaluar u vendosën në një bllokim të pjesshëm.
Pere Aragones, shefi rajonal i bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet jashtë shtëpisë dhe të shmangin kontaktet e panevojshme, ndërsa theksoi: “Situata është shumë shqetësuese. Ne duhet të veprojmë sot për të shmangur një bllokim total, në javët e ardhshme”.
Ndërkohë shoqatat e restoranteve kanë deklaruar se do të paraqesin pasi kundër çdo mbylljeje.
/abcnews.al/