Suedi, burg përjetë simpatizantit të ISIS

schedule21:20 - 7 Qershor, 2018

schedule 21:20 - 7 Qershor, 2018

Një gjykatë në Suedi ka dënuar të enjten me burgim të përjetshëm një shtetas uzbek që vitin e kaluar vrau 5 persona në një sulm me kamion. Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpatinë e tij për Shtetin Islamik përpara se të kryente atentatin në zemër të Stokholmit, por ISIS nuk e mori kurrë përgjegjësinë.

Akilov, një azilkërkues i refuzuar, u largua nga vendngjarja por u arrestua pak minuta më vonë dhe rrëfeu prirjet e tij gjatë marrjes në pyetje nga policia. 40-vjeçari ishte larguar nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kishte kërkuar leje qëndrimi atje, por dy vjet më vonë atij iu dhanë 4 javë kohë për t’u larguar nga vendi.

Por më 7 Prill të 2017-s, Akilov mori me forcë një kamion dhe vërshoi me shpejtësi të lartë në një nga rrugët më popullore të Stokolmit, të mbushur me dyqane moderne. Në sulmin e kryer në Rrugën e Mbretëreshës, 5 persona mbetën të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!