“Ishte e lidhur me polakët”! Rama kujton fjalët e nënës: Më thoshte sa herë “hë si ishte, çfarë tha?”

schedule17:00 - 14 Tetor, 2020

schedule 17:00 - 14 Tetor, 2020

Sot në Tiranë u hap Akademia e Kodimit, teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama që e vlerësoi hapësirën për të rinjtë si shumë të rëndësishme.

Akademia e Kodimit sjell mundësinë që të rinjtë të trajnohen me modelet më të mira të programimit në teknologji dhe të jenë gati për tregun më dinamik dhe të mirëpaguar të punës.

Kjo rrugë e re ka nisur në Poloni më pas është shpërndarë në një sërë kryeqytetesh dhe mbërrin në Tiranë, si kryeqyteti i parë në rajon. U ofron të rinjve një mundësi më shumë për të hyrë në botën e teknologjisë” tha ai

Në fjalën e tij, Edi Rama nuk kurseu administratën. “Administrata vuan edhe nga sëmundje shumë të vjetra, ndër të tjera ka edhe sëmundjen e ryshfetit. Sot kemi 660 shërbime aktive, me futjen e bllokut të fundit online, mbyllet kjo fazë e revolucionit dixhital”. “BE nuk i sjell me thes fondet që i dedikon, por duhet çdo vend të ketë aftësinë që t’i thithë ato fonde”.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama kujtoi edhe lidhjen shpirtërore të nënës së tij, që ndërroi jetë pak muaj më parë, me polakët, ku kishte studiuar.

I falenderoj miqtë polakë, më vjen keq që e ndjera nëna ime nuk është sot më, ajo ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë, fliste polonisht njësoj si shqip.

Sa herë që ndodhte që shikonte në televizor që unë takoja ndonjë polak, më thoshte, “hë si ishte, çfarë tha?” sikur kisha takuar ndonjë kushëri që nuk kishte pasur kohë ti shkonte për vizitë në shtëpi”tha ai./ db/Abcnews.al