Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Paskuqan, pozitive edhe nëndrejtoresha

schedule16:30 - 14 Tetor, 2020

schedule 16:30 - 14 Tetor, 2020

Covid-19 i merr jetën drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj.

Burime për abcnews.al që kanë konfirmuar lajmin njoftojnë se edhe nëndrejtoresha e kësaj shkolle ka rezultuar pozitive.

Fillimisht ajo ka kryer tamponin dhe ka rezultuar negative, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore i është nënshtruar ekzaminimit të skanerit, i cili ka konfirmuar se është prekur nga Covid-19.

Drejtori Malaj, mësohet se është dërguar para disa ditësh për një kurim më të specializuar në Turqi por nuk ka mundur të fitojë betejën me sëmundjen.

Ndërkohë tamponëve u janë nënshtruar edhe pjesëtarë të tjerë të stafit pedagogjik të shkollës ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë mësimi për nxënësit e kësaj shkolle.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar në rrjetet sociale të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Shkolla “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook: “Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”

“Nuk ishte rradha jote per te ik nga kjo bote o shoku im Dede Malaj…Ishte heret,shume heret per te na lene..Ngushellime familjes,femijeve!!! Te qofte dheu i lehte o zot!!!E i pac lene uraten femijeve!!!”

“Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, qe sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetesinë e familjes, miqve, atyre qe e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe per arsimin. Lutjet tona shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!

Të prehesh në paqe miku im Dedë Malaj”, shkruajnë miqtë.

n.d./abcnews.al