Mario Balotelli ishte pjesë e Brescias sezonin e kaluar, por shënoi vetëm 5 gola në kampionat dhe nuk ia doli të ndihmojë “Dallëndyshet” për të evituar rrëzimin në Serie B. Sulmuesi italian ka dalë lojtar i lirë prej muajit korrik dhe nuk ka vendosur akoma për të ardhmen.
Interesimi nga Franca nuk mungon, aty ku ka provuar të luajë me Nice dhe Marseille. L’Equipe raporton se St Etienne ishte gati t’i dhuronte një kontratë dhe një fanellë titullari, por Balotelli ka refuzuar rikthimin në Ligue 1.
Drejtori i ri sportiv i klubit francez, Luc Buisine ka nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit të famshëm. Gjithsesi, përgjigja e 30-vjeçarit ka qenë negative dhe St Etienne duhet të shohë për një tjetër sulmues. /abcnews.al