Në 2 të natës, kamera e derës kap momentin kur akademiku zbulon se fitoi Nobel-in për Ekonomi

schedule21:33 - 13 Tetor, 2020

schedule 21:33 - 13 Tetor, 2020

Akademikut amerikan Robert Wilson iu desh të ecte matanë rrugës në orën 2 të mëngjesit për t’i dhënë një lajm të mirë kolegut të tij nga Universiteti i Stanfordit.

Wilson shkoi në shtëpinë e Paul Milgrom për t’i dhënë personalisht lajmin se të dy ata kishin fituar çmimin Nobel për vitin 2020 për Ekonominë. Milgrom e kishte telefonin në modalitetin e heshtur, duke bërë që fqinji i tij të dilte jashtë dhe t’ia jepte lajmin personalisht, shkruan abcnews.al

“Isha në gjumë dhe zilja e derës ra në 2 të mëngjesit. Dhe pastaj mora telefonin – është një zile dere me video. Dhe pashë fytyrën e Bob-it dhe ai po trokiste në derë, duke më thënë se ata po përpiqeshin të më telefononin dhe se kishim fituar një çmim Nobel, i cili është një lajm shumë i mirë,” tha Milgrom për Reuters.

Videon nga kemera e ziles së derës e mori bashkëshortja e Paul-it, e cila ndodhej në Stokholm. Ajo pa “live” sesi bashkëshorti i saj mori lajmin që ishte fitues i Nobelit për Ekonominë.

Dyshja fitoi çmimin për punën në ankande që u sjellin benefite si blerësve ashtu edhe shitësve në të gjithë botën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!