Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas deklaroi se Ankaraja është duke zgjedhur rrugën e sanksioneve.
“Në samitin e fundit në i ofruam një zgjedhje shumë të qartë Turqisë, por për fat të keq duket se Ankaraja po zgjedh rrugën që çon në sanksione”, tha Mitsotakis.
Gjithashtu kryeministri grek u shpreh vizita e Mass në Greqi është në një kohë sfidash dhe se në këtë mënyrë akush nuk mund të jetë i kënaqur më zhvillimet e fundit në rajon.
“Ne i ofruam Turqisë një zgjedhje shumë të qartë në Samitin e fundit: Një partneritet i ri ose pasoja në rast se sjellja agresive vazhdon. Dhe duket se Turqia ka zgjedhur rrugën e dytë”, tha kryeministri.
Sa i përket ministrit të Jashtëm gjerman qëndrimi Turqisë sipas tij është provokues dhe se është plotësisht në kundërshtim me atë që u ra dakord.
“Kjo është arsyeja pse unë kam shumë mirëkuptim për faktin se në Greqi nuk ka vetëm bezdi, por acarim. Nuk është hera e parë që rruga që ishte vendosur ndërpritet përmes provokimeve turke”, theksoi Haiko Maas.
Ai gjithashtu shtoi se vendimi i tij për të mos vizituar Ankaranë, siç ishte planifikuar fillimisht, pasqyron solidaritetin dhe mbështetjen që Greqia ka nga BE dhe Gjermania./abcnews.al/