Irani nuk do të lejohet të zhvillojë armë bërthamore. Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo i cili paralajmëroi Teheranin duke thënë se e njeh shumë mirë kapacitetin e Uashingtonit.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se Uashingtoni nuk do të lejojë që Irani të zhvillojë armë bërthamore. Komentet e tij vijnë pasi shefi i programit nuklear të Teheranit, Ali Akbar Salehi tha se brenda një muaji do të përfundojë ndërtimi i një godine në plantacionin bërthamor që do të avancojë centrifugat. “Ne po shikojmë raportimet që Irani planifikon të rrisë kapacitetin e pasurimit. Ne nuk do të lejojmë që Irani të zhvillojë një armë bërthamore. Irani është i vetëdijshëm për kapacitetin tonë. Ky është një shembull tjetër se si Irani shpërdoron burimet e veta. Nuk duhet të surprizohet askush nëse protestat në Iran do të vijojnë”, shkruan Pomeo në tuiter.
Njoftimi i Salehit erdhi një ditë pasi ai njoftoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike se do të hapet një qendër për prodhimin e centrifugave të reja për pasurimin e uraniumit. Vendimi i Teheranit ndjek tërheqjen e presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshje bërthamore e 2015-ës mes Iranit dhe fuqive botërore.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që ka për detyrë të shqyrtojë nëse Irani respekton marrëveshjen e 2015, ka lëshuar disa raporte në të cilat tregohet se regjimi i Teheranit vijon të respektojë paktin ndërkombëtar. Megjithatë, tashmë është më se e qartë se edhe me mbështetjen e vendeve të tjera, Irani do të rrëzojë marrëveshjen bërthamore. /abcnews.al