De Vrij: Italia shumë e fortë, jemi shumë optimistë për një triumf

schedule17:23 - 13 Tetor, 2020

schedule 17:23 - 13 Tetor, 2020

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, tha se te Holanda janë optimistë përpara ndeshjes së tyre kundër Italisë në Bergamo. Në fjalën e tij, qendërmbrojtësi u shpreh: “Ne jemi duke punuar, ne luajmë tre ndeshje në javë me pak kohë për të stërvitur, baza e grupit ka mbetur e njëjtë.

Në Amsterdam, Italia fitoi me meritë, por kjo është një tjetër ndeshje, sigurisht që nuk do të jetë e njëjta. Italia ka luajtur së bashku për një kohë të gjatë, ata nuk humbasin, ju mund të shihni prekjen e trajnerit, do të jetë një lojë e vështirë dhe e bukur.

Ne gjithmonë përpiqemi të jemi optimistë, për të gjetur anën pozitive. Ne e dimë forcën e Italisë përpara, por edhe në mesfushë dhe mbrojtje. Ata janë një ekip që kanë cilësi në të gjithë fushën, por edhe ne e kemi atë. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”, u shpreh lojtari i Interit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!