Gjermania dhe Franca i japin shuplakën e parë rebelizmit të përfaqësueses së lartë të Politikave të Jashtme të BE, Kaja Kallas. Shefja e politikës së jashtme kishte vendosur ta niste rebelizmin e saj nga mbrojtja europiane, me ngritjen e nje Grupit të ri te Nivelit të Lartë të BE, me ish-udhëheqës politikë dhe ushtarakë, por takimi çuditërisht u anulua këtë të hënë.
Mediat në Bruksel, raportojnë se Gjermania, Franca dhe Italia kanë bindur edhe vendet e tjera të BE që të sabotonin takimin e Kallas. Prezantimi ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel në Bibliothèque Solvay të hënën në mëngjes, me rreth 150 zyrtarë nga institucionet e BE-së, grupet e ekspertëve, akademia dhe NATO-ja që pritej të merrnin pjesë.
Emrat e anëtarëve të grupit u mbajtën të fshehtë nga zyra e Kallas, por tre diplomatë thane per Politico se grupi pritej të kryesohej nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe të përfshinte ish-ministra të mbrojtjes, si Jüri Luik i Estonisë, i cili shërbeu gjithashtu si ambasador i NATO-s, dhe Florence Parly e Francës, një ish-ministre e forcave të armatosura.
Gjermania pritej të kishte një përfaqësues, ashtu si edhe vende të tjera jashtë BE-së, si Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.
Iniciativa ishte menduar të ishte pjesë e përpjekjeve për të rinisur Shërbimin e Jashtëm Evropian të Veprimit, i cili ka një ekip të ri udhëheqësish, përfshirë një sekretar të përgjithshëm të ri, ish-ministren holandeze të Mbrojtjes Kajsa Ollongren, dhe një zëvendëssekretar të përgjithshëm të ri përgjegjës për mbrojtjen, ish-ambasadori francez në NATO, David Cvach.
Por injorimi nga një shumicë vendesh të BE, solli përfundimisht në rrëzimin e këtij grupi të ri të udhëhequr nga Kallas.
Por pse ky rebelizëm i Kallas?
Gjermania dhe Franca kanë një plan të ri për politikën e jashtme të BE, duke nisur me zhbërjen e Shërbimit të Jashtëm të Veprimit Europian.
Plani i ideuar nga Macron dhe Merz, synon heqjen e vetos për anëtarët e BE në vendimet për politikën e jashtme, duke nxjerrë mësime nga ish-kryeministri hungarez Orban i cili për një kohë të gjatë bllokoi me nje veto vendimmarrjen e Unionit kryesisht për ndihmat ne Ukrainë.
Kaja Kallas e ka kundërshtuar këtë plan, pasi kërkon të mbajë kompetencat si shefja e politikës së jashtme të BE, kurse me planin e ri franko—gjerman, shefja do të jetë Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, kurse Kallas vetëm një vartëse me zyrë drejtori pranë saj.
Suksesi i parë i Gjermanisë dhe Francës, është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë. Heqja e vetos brenda BE për politikën e jashtme, eleminon bllokimet surprizë si në të shkuarën dhe i shtron rrugën Shqipërisë, sipas objektivave edhe të Brukselit. për mbylljen e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në vitin 2030./abcnews.al

