“Një pikë shi me ra ne na hyjnë ujërat e nevojtores brenda”, shprehet një qytetar.
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë.
Banorët në zonën e ish-Kënetës përsëri u zgjuan të mbuluar nga uji.
Zgjidhje nuk po gjejnë.
“Ne jemi përmbytur disa herë. E kemi bo problem, ndërsa Bashkia nuk na prano. Nuk na njeh kush për popull”, shprehet një qytetar.
Ndihen të diferencuar.
“Kryeministri i Shqipërisë na dha premtim që do të jetë Durrësi i ri. Ku është Durrësi i ri, ku e ka mbajtur premtimin”, shprehet një tjetër qytetar.
Ndërkohë kalimi në shumë akset kryesore, i automjeteve dhe këmbësorëve ishte thuajse i pamundur. Uji kishte kaloi edhe nivelin e trotuareve.
Pa probleme nuk kaloi edhe Vlora.
Lagjet periferike në qytetin e Vlorës janë gjithmonë e tepër problematike.
Situata më e vështirë paraqitet sidomos në ditë me shi, por edhe gjatë periudhës së dimrit.
Problematike janë akset rrugore, që prej vitesh janë lënë në harrese.
Pavarësisht premtimeve, banorët thonë nuk ka ndryshuar.
“Na ka dhënë fjalën, na thanë se është futur në plan projekt, por ku është”, thotë një qytetar.
Banorët thonë se premtimet kanë mbetur vetëm në letër.
Ata thonë nëse nuk iu jepet një zgjidhje do të braktisin zgjedhjet.
/abcnews.al/