Nga Leontina Nika
Në ditën e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, zbulohet murali në formë biblioteke mbi fasadën e
pallatit të artistëve.
Drejtori dekorit pranë Bashkisë së Tiranës , Henri Cule jep arsyet pse u përzgjodh si koncept biblioteka.
“Sepse biblioteka është shprehja më e mirë e kulturës e artit dhe e dijes. Ne synojmë që këtë frymë ta përcjellim tek brezat e rinj”, u shpreh Cule.
Pikturimi i fasadës është realizuar nga Franko Dine.
Në raftet e librave ndodhen portretet e Ismail Kadares, Dritëro Agollit, sëbashku me veprat e klasikëve botërore dhe veprat e tyre. Më pas vjen partitura e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi dhe portreti mbi ballinën e librit e arkitektit të pallatit Maks Velo.
“Ndjehem i vlerësuar dhe shumë mirë që kam realizuar një punë për artistët e mëdhenj shqiptar”, tha Dine.
E bija e kompozitorit Feim Ibrahimi, përmes një letre dedikuar të atit ka reaguar për minimizimin e figurës së tij me një partiturë, nga ana tjetër ajo ndihet e lumtur pasi murali është e ngjashme me veprat e realizmit socialist.
“Jemi munduar të bëjmë më të mirën, firma është shumë më e rëndësishme se vetë portreti. Nuk kemi dashur të bëjmë asnjë ndarje për të cilën e bija ka treguar. Po ashtu jam munduar ta sjell në kohë, të jem me kohën bashkë me artistët e tjerë që bëjnë murale në botë. Është e drejtë e çdo njeriu ta perceptojë si të dojë. Janë të pranueshme sepse arti është në dorë”, tha ai.
Edhe renditja e veprave në katet e bibliotekës, ka një simbolikë, një qëllim sipas realizuesit të muralit.
“Në fillim janë artistët botërorë që kanë lënë një gjurmë shumë të madhe. Ismaili po është artist ndërkombëtar.
Emrin këtë herë e kam vendosur në fillim, pasi shpeshherë punët po më prishen. Dhe këtë herë zgjodha të tregoja se pavarësisht se mu prish një punë, një tjetër më e madhe do të vijë pas saj”, shprehet ai./abcnews.al/