Ndryshimi i pamjes në mënyrë drastike është “përqafuar” nga shumë yje të ekranit për të sjellë një risi në imazhin e tyre, por trendi më i fundit është më të vërtetë origjinal. Mania për të patur flokë rozë ka tërhequr shumë VIP-a, duke filluar nga Chiara Ferragni, Lottie Moss apo Bianca Guaccero.
Por gjithashtu, ky është një stil që është pëlqyer shumë dhe nga VIP-at shqiptarë. Një ndër ta padyshim është reperja Rina Balaj, e cila luan shpeshherë me flokët. Enca gjithashtu ka përdorur nuancat e rozës në flokët e saj. Ndërkohë, së fundmi personazhi që nuk i ka rezistuar këtij trendi është dhe Madonna.
View this post on Instagram
Only good with lip stick ? Anyone want to do my make-up?? I #madamexperfume #fever
Ylli i muzikës pop ndau një video në rrjete sociale, duke iu dhënë lamtumirë flokëve bjondë karakteristikë të saj, për trendin më të dashur të yjeve kohët e fundit dhe sigurisht atë të vjeshtës 2020. Kush do të jetë personazhi tjetër që nuk do t’i rezistojë dot “manisë së flokëve rozë”? xh.d/abcnews.al