Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau Haxhi Baçinozin në sy të djalit, prokuroria kërkon 35 vite burg për autorin

schedule13:49 - 13 Tetor, 2020

schedule 13:49 - 13 Tetor, 2020

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit. Burime nga organi i akuzës konfirmojnë lajmin për gazetaren Glidona Daci.

Ngjarja ndodhi në mars të viti të shkuar. Baçinozi u ekzekutua tek Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62 vjeçari. Mylkaj, e vrau mikun e tij, pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.

Mylkaj u vetëdorëzua në polici 5 ditë pasi kishte kryer krimin.  Asokohe ai u shpreh para grupit të hetimit se ishte penduar për krimin që kishte bërë. Ai deklaroi se reagoi pasi ishte ndjerë i fyer dhe kërcënuar nga ish-ortaku i tij në biznes. Mes dy tyre prej kohesh kishte një konflikt për një borxh prej rreth 45 mijë eurosh. g.v/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!