Milik thyen heshtjen: Napoli nuk u soll mirë me mua, ju tregoj ç’ndodhi!

schedule13:14 - 13 Tetor, 2020

schedule 13:14 - 13 Tetor, 2020

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, më në fund ka folur se çfarë ndodhi me të merktaton e verës. Polaku e ka pranuar se ka patur oferta nga klube të tjera, por ishin napoletanët ata që bllokuan transferimin e tij. Mediat italiane raportuan se ai arriti një marrëveshje me Juventusin apo që zhvilloi vizitat mjekësore te Roma, por në fund Milik nuk arriti dot të largohej.

“Napoli nuk është sjellë mirë me mua. Ata më vendosën para një vendimi: Firmos ose largohu! Unë vendosa që të provoja një aventurë të re diku tjetër. Agjenti im po kërkonte një zgjidhje të re dhe ishin disa ekipe të interesuara.

Pandemia gjithashtu e bëri më të vështirë edhe për ne lojtarët. Nuk dua t’i përmend ekipet që më kanë kontakuar mua, por e vërteta është që unë i pranova disa nga ofertat”, deklaron 26-vjeçari për “Sportowefakty.pl”.

“Edhe pse unë kisha gjetur akordin me ekipet, ato nuk arritën kurrë një marrëveshje me Napolin dhe kjo është arsyeja se pse unë duhet të qëndroj këtu. Lënia jashtë ekipit? E mësova vendimin nga mediat. E prisja diçka të tillë, por mënyra e komunikimit nga klubi nuk është profesionale.

Ka lojtarë të tjerë që nuk kanë rinovuar, por çdo gjë për ta vijon normalisht. Unë kam qenë golashënuesi më i mirë i ekipit në dy sezonet e fundit dhe kam dhënë gjithmonë 100% në fushë. Nuk jam penduar aspak për çfarë kam bërë dhe për vendimet e mia. Do të vuaj pak, por do të rezistoj deri në janar”, mbyll Milik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!