COVID-19 nuk i ndahet Milanit, konfirmohet i infektuari i radhës

schedule12:29 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:29 - 13 Tetor, 2020

Zlatan Ibrahimovic e mposhti koronavirusin, ndërkohë që te Milani aktualisht janë të infektuar braziliani Leo Duarte dhe Matteo Gabbia. Më parë e kanë kaluar këtë situatë edhe Rafael Leao, Daniele Maldini, Sandro Tonali dhe vetë legjenda Paolo Maldini.

I fundit që infektohet te Milani është Daniele Bonera, ish-mbrojtësi i kuqezinjve që tani është pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Stefano Pioli. Klubi i Serie A ka dalë me njoftim dhe bën me dije se: “Daniele Bonera, pas etheve në rritje, iu nënshtrua tamponit dje në shtëpi dhe përgjigja është se ai është infektuar me COVID-19.

Ai është në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë tamponët e tjerë që pjesëtarët e skuadrës kanë bërë dje kanë rezultuar negativë.  E gjithë skuadra do të monitorohet rreptë, në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet në fuqi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!