Kanye West vijon fushatën presidenciale, premton të ‘ndërtojë një vend më të fortë’

schedule10:07 - 13 Tetor, 2020

schedule 10:07 - 13 Tetor, 2020

Kanye West duket se ende po kandidon për Shtëpinë e Bardhë, pasi ndau një video të fushatës presidenciale, duke premtuar të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”. Reperi njoftoi pak kohë më parë planet e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme amerikane.

Epo për ata që e kishin harruar, ai publikoi një video fushate të hënën duke kërkuar që qytetarët të votojnë për partinë e tij të pavarur. ‘Amerikë, cili është fati i Amerikës? Çfarë është më e mira për kombin tonë, njerëzit tanë, çfarë është drejtësia e drejtë, e vërtetë? ‘ thotë ai duke shtuar:

“Ne duhet të mendojmë për të gjitha këto gjëra së bashku si popull, të mendojmë për të ardhmen tonë, të jetojmë sipas ëndrrës sonë, ne duhet të kemi vizion. Ne si popull do të rigjallërojmë përkushtimin e kombit tonë ndaj besimit, ndaj asaj që kushtetuta jonë e quan “ushtrim i lirë i fesë.” shprehet reperi.

43 vjeçari bëri thirrje që vendi të ‘veprojë sipas besimit’ për të ndjekur qëllimet dhe duke bërë gjërat e duhura. Kujtojmë që reperi ka qenë në qendër të vëmendjes  jo vetëm për shkak të kandidaturës së tij për president, por edhe për shkak të disa deklaratave që ka bërë së fundmi lidhur me familjen e tij, gjë që shkaktoi krizë në çift me partneren e tij. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!