Nevil Dede, i ftuar në Pressing në ABC Neës, vazhdon të flasë për kombëtaren e Shqipërisë, ku më shumë është ndaluar te lojtarët e rinj e të talentuar, si Broja, Kallaku e Kumbulla.
“Pres diçka më shumë nga Broja, Kallaku, Kumbulla. Dëgjova që thanë se Kumbulla luajti më mirë në pjesën e parë. Por në fund fare, diskutimi varet te grupi. Nëse do të shënonim një gol e do të fitonim, këto lojtarë nuk do të diskutoheshin.
Do të bënim sot një diskutim komplet tjetër. Ne shqiptarët, kemi një shprehje: “Kur hamë bukë, bëjmë thërrime”. Nuk duhet gjykuar gjithmonë ai që është lart. Pse nuk themi që sa mirë bënë këta djem të rinj?
Këto duhet të themi ne. Nëse ne shohim që kemi Ismajgecin, Dokën, Muçin, duhet të ngrohemi dhe të themi se kemi shumë perspektivë. Ndoshta Dokën e fut ndeshjen e radhës”, u shpreh Dede./abcnews.al