Inaugurohet tyrbja më e vjetër në Ballkan në Kukës, Baba Mondi përcjell mesazhet për harmoni fetare

schedule22:06 - 12 Tetor, 2020

schedule 22:06 - 12 Tetor, 2020

Teqeja më e vjetër në Ballkan, ajo e Asitjane Halvetie në fshatin Caj të Kukësit ka marrë një pamje të re pas rindërtimit të saj. Të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë kontribuar në ringritjen e tyrbes shekullore të Sheh Ali  Çoban Baba në  Grykë të Çajës. Por ai që u kujdes për realizimin e rindërtimit të këtij tempulli ishte postmbajtësi i Teqesë Sheh Rustem Shehu.

Falënderimet për kontribuesit nuk munguan as nga kryetari i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit Baba Mondi, i cili edhe pse nuk ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve jashtë Shqipërisë i përcolli ato përmes ish deputetit Azgan Haklaj.

Simboli i këtij vendi të shenjtë ka qenë dhe mbetet bashkimi i shqiptarëve në harmoni me njëri tjetrin pa ndasi fetare.

Tyrbja  Asitjane Halvetie është simbol jo vetëm për Shqipërinë por edhe  disa vende të tjera, si shenjë e zinxhirit të pastër të Tyrbes Amë dhe për themeluesin e këtij vendi të  bekuar  Sheh Ali  Çoban Baba në  Grykë të Çajës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!