Fantazisti brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho, ka folur për sezonin aktual me katalanasit, pas rikthimit të tij nga Bayern Munchen, ku qëndroi për dy sezone si i huazuar. Në fjalën e tij, ylli i Barçës tha:
“U riktheva nga Spanja me shumë dëshirë dhe dua që të përfitoj nga mundësitë që do të kem me Barcelonën dhe me kombëtaren e Brazilit. Jam i motivuar dhe dua që të bëj më të mirën time në të gjitha ndeshjet.
E kam nisur sezonin me këmbën e mbarë duke luajtur mirë dhe dua të vazhdoj kështu. Dua të arrij gjëra të mëdha, çka do të thotë të fitoj tituj dhe trofe të rëndësishëm me klubin dhe kombëtaren.
Në dy vitet e fundit, kam mësuar shumë gjëra. Te Bayern Munchen, mësova shumë për punën, sepse aty punohej shumë dhe në aspektin fizik, me ritme tepër të larta”, u shpreh fantazisti brazilian./abcnews.al