Isli Hidi nuk e lë futbollin, mbetet sërish në Superiore

schedule17:19 - 12 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 12 Tetor, 2020

Isli Hidi nuk ka ndërmend të mbylle me futbollin e luajtur. Edhe pse pas tre ditësh mbush 40 vjecc, portieri do të mbetet pjesë e Kategorisë Superiore.

Të paktën kjo është lënë të kuptohet ditën e sotme, pasi Hidi ka zbritur në fushën e blertë dhe i është bashkuar skuadrës së Kastriotit.

Pas Abibit, krutanët marrin edhe një tjetër portier dhe së bashku me të riun Puja trajneri Ndreu do të ketë disa opsione gjatë sezonit.

Një sezon më parë Hidi ishte pjesë e Bylisit, teksa veç pritjeve shënoi edhe 7 gola me anë të penalltive. Në të shkuarën në Superiore ai ka luajtur edhe me Tiranën, Dinamon e Teutën. /abcnews.al