Italia U21 pushtohet nga Covid-19, Mancini gjen alibi për kombëtaren e madhe

schedule09:39 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:39 - 12 Tetor, 2020

Italia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në takimin e mbrëmjes së kaluar ndaj Polonisë në Gdansk. Djemtë e Roberto Mancinit e dominuan sfidën e Nations League, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë.

Trajneri i kombëtares së kaltër analizoi ndeshjen, duke theksuar se fusha e keqe ndikoi jo pak. Në prononcimin e dhënë për Rai Sport, Mancini u ndal edhe te rastet e shumta që u humbën përpara portës kundërshtare.

Për fatin tonë të keq humbëm shumë raste, por na penalizoi disi edhe fusha. Ishte në gjendje të mjerueshme. Nuk u shpërblyem me rezultatin e duhur, por jemi të kënaqur me performancën që bëmë.

Rastet e POLONI-ITALI

Fusha nuk është alibi, por ndikoi që të kryenim shumë gabime. Luajtëm gjithë kohën në sulm, krijuam shumë, por nuk arritëm te goli. Pjesën e parë duhet ta mbyllnim 0-2 ose 0-3, por nuk duhet ta humbasim qetësinë“, deklaron Mancini.

Ndërkohë, tre lojtarë të tjerë të Italisë U21 janë infektuar nga koronavirusi. Sipas një njoftimi të FIGC (Federata Italiane e Futbollit), tre futbollistë të Shpresave të Italisë (emrat nuk zbulohen) kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Më parë u prekën Matteo Gabbia i Milanit dhe portieri Alessandro Plizzari. Italia U21 pret moshatarët nga Irlanda ditën e nesërme (17:00), sfidë shumë e rëndësishme për kualifikimin në Euro 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!