Shërohen tre futbollistë, përmirësohet situata në klubin më të vjetër

schedule08:57 - 12 Tetor, 2020

schedule 08:57 - 12 Tetor, 2020

Genoa është ekipi më i prekur nga pandemia e koronavirusit. Klubi më i vjetër i futbollit italian arriti shifrën e 22 infektimeve në një moment të caktuar, nga të cilët 17 ishin futbollistë!

Situatë kaotike por tre prej tyre ia kanë dalë ta fitojnë këtë betejë dhe të shërohen plotësisht. Portierët Federico Marchetti, Mattia Perin dhe “shkatërruesi” Ivan Radovanovic, kanë rezultuar negativë në dy testet e fundit.

Diçka e tillë i lejon të nisin përgatitjet me skuadrën. Të paktën porta është siguruar, teksa trajneri Rolando Maran shpreson t’i ketë sa më shpejt në dispozicion të gjithë lojtarët që mungojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!