Turqia ndryshon strategji në raportimin e rasteve ditore me Covid-19

schedule09:01 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:01 - 12 Tetor, 2020

Turqia do të fillojë të deklarojë numrin e rasteve asimptomatike me COVID-19 nga tetori.

Në një konferencë për shtyp në 30 shtator, Fahrettin Koca tha se qeveria po tregonte vetëm numrin e rasteve pozitive COVID-19 me simptoma, raporton reuters.

Mjekët dhe partitë e opozitës kritikuan praktikën, duke thënë se kjo kishte për qëllim të fshehte shkallën reale të pandemisë.

“Ne do të fillojmë të deklarojmë të gjitha shifrat më 15 tetor”, tha Ministri i Shëndetësisë  në një intervistë me gazetën e përditshme Hurriyet.

“Ne do të tregojmë rezultatet edhe nëse janë raste simptomatike. Ne do t’i raportojmë rastet tek Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)”, shtoi ai.

Turqia deri më tani ka raportuar mbi 334 mijë raste me koronavirus dhe  8778 viktima./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!