Pak javë më parë, mediat e huaja raportuan se Cardi B ka kërkuar t’i japë fund martesës tre vjeçare me bashkëshortin Offset. Reperja foli për herë të parë për këtë çështje pak ditë më pas, e cila u shpreh se nuk ndihet e lënduar se po i jep fund marrëdhënies me partnerin.
“Dua t’ju them shumë faleminderit! Megjithatë, nuk kam nevojë për mbështetje. Jam mirë. Dua të dini që nuk kam derdhur asnjë lot”, tha reperja. Cardi pranoi se pavarësisht se problemet e mëparshme me Offset e kanë bërë të ndihet e stresuar, u shpreh se nuk është mërzitur nga ndarja e fundit.
Megjithatë, një foto që ka qarkulluar së fundmi hedh dyshime nëse dyshja janë ndarë në të vërtetë. Reperja me famë botërore festoi ditën e djeshme përvjetorin e 28-të të lindjes dhe në festën e organizuar nuk ka munguar as Offset.
Ata janë fotografuar duke u puthur, por gjithashtu reperja ka marrë në dhuratë luksoze nga babai i fëmijës së saj. Offset i ka blerë Cardi B një makinë Rolls Royce me një dizajn të veçantë që arrin një shifër mbi 300.000 dollarë, ku në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre, Kulture. xh.d/abcnews.al