Rafael Nadal është fenomenal. Tenisti spanjoll ka fituar për herën e 13-të në karrierën e tij “Roland Garros”, duke mundur në një finale të jashtëzakonshme serbin Novak Djokovic.
6-0, 6-2, 7-5 ka qenë rezultati final, me Nadal që ka dominuar në dy setet e para të finales, duke treguar klas dhe një nivel të jashtëzakonshëm kundër nr. 1 në botë.
Me këtë fitore në Francë, Nadal barazon tenistin zviceran, Roger Federer, në kuotën e 20 fitoreve në Grand Slam. Thjesht fantastik!/abcnews.al
?????????????@RafaelNadal conquers Novak Djokovic 6-0 6-2 7-5 to remain perfect in Paris finals and earn title 1️⃣3️⃣ at #RolandGarros pic.twitter.com/lzOz5dmoqQ
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 11, 2020