Samuel Armah dhe Dennis Dowouna janë fy afrimet e fundit të Skënderbeut. Klubi korçar i ka zyrtarizuar pak çaste më parë dy futbollistët ganezë, të cilët janë të datëlindjes 2000. Dy futbollistët 20-vjeçarë, njëri sulmues e njëri mesfushor, do të përforcojnë organikën e “Ujqërve të Dëborës”.
Njoftimi i Skënderbeut:
Samuel Armah dhe Dennis Dowouna kanë firmosur kontratën që i lidh me klubin tonë për 4 vitet e ardhshme dhe janë federuar brenda afateve të merkatos por vetëm para dy ditësh janë bashkuar me ekipin në “Tropikal Resort”.
Samuel Armah vjen nga ekipi Ganez Allies FC dhe luan si sulmues kryesor por mund të bëjë mjaft mirë dhe në krahun e majtë të mesfushës. Sezonin e kaluar në 16 ndeshje të kampionatit Ganez ka shënuar 6 gola.
PASAPORTA:
Emri: Samuel Armah
Datëlindja: 1 Maj 2000
Kombësia: Gana
Vendlindja: Açra
Roli: Sulmues
Dennis Dowouna, 20 vjeç vjen nga ekipi Ganez, Tudu Mighty Jets FC dhe luan në qendër të mesfushës.
PASAPORTA:
Emri: Dennis Dowouna
Datëlindja: 18 Maj 2000
Kombësia: Gana
Vendlindja: Açra
Roli: Mesfushor
https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/3365741963463501