Sulmuesi i ri i Napolit, Victor Osimhen, ka rrëfyer sot një histori të dhimbshme nga e kaluara e tij, duke thënë se i është dashur të shiste ujë rrugëve në Nigeri dhe të përballonte si burrë, edhe pse në një moshë të re, humbjen e mamasë së tij, e cila u nda nga jeta vite më parë.
“Jeta ime ka qenë e vështirë, nuk ka pasur asgjë që të pëlqeja. Nëna ime vdiq kur isha i vogël, 3 muaj më vonë babai mbeti pa punë. Ka qenë një kohë e vështirë për mua, vëllezërit dhe motrat e mia.
Duhej të shisja ujë rrugëve të tejmbushura të Lagosit në mënyrë që të mbijetoja. Nigeria është një vend ku askush nuk të thotë se duhet të besosh në vetvete”, u shpreh Osimhen./abcnews.al