Danilo Petrucci është fituesi i garës së Le Mans në MotoGP. Shiu shoqëroi Çmimin e Madh të Francës, aty ku piloti italian i Ducatit arriti triumfin e parë sezonal.
Vendi i dytë për Alex Marquez, vëllanë e Marc Marques, gjashtë herë kampionit të botës. Hera e parë në pod për 24-vjeçarin e motorit Honda.
? @Petrux9 returns to winning ways as the title contenders struggle!@alexmarquez73 produces the race of his life to take 2nd from 18th on the grid! ?@shark_helmets | #FrenchGP ?? pic.twitter.com/DcEvEqOig9
— MotoGP™? (@MotoGP) October 11, 2020
Pas tij u rendit një tjetër spanjoll, Pol Espargaro i KTM. Vetëm pozicioni i katërt për Andrea Dovizioson, ndërsa Valentino Rossi e mbylli garën para kohe.
Hera e tretë që legjenda italiane nuk ia del të marrë asnjë pikë. Renditja e përgjithshme kryesohet nga Fabio Quartararo.
The championship remains wide open heading to Aragon! ?@FabioQ20‘s championship lead is now 10 points with 19 covering the top four! ?#FrenchGP ?? pic.twitter.com/BiIvIa9wmu
— MotoGP™? (@MotoGP) October 11, 2020
Francezi i Petronas Yamaha numëron 115 pikë, ndërsa e ndjek Joan Mir i Suzukit me dhjetë pikë më pak. Më pas vijnë Dovizioso me 97 pikë dhe Maverick Vinales me 96. /abcnews.al