Rama: Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare për amnistinë fiskale

schedule12:14 - 11 Tetor, 2020

schedule 12:14 - 11 Tetor, 2020

Nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punohet me ekspertizë ndërkombëtare lidhur me aministinë fiskale. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve që kanë mbërritur në e-mail, Rama tha se qytetarët kanë nevojë që kursimet nga puna e tyre në emigracion të vijnë t’i inverstojnë  në vendin e tyre. Ai u shpreh se më shpejt se vonë, shqiptarët e do e kenë në dispozicionin e tyre këtë “instrument”.

Kreu i qeverisë foli edhe për specializimet e mjekëve në Universitetin e Mjekësisë në Shqipëri, duke deklaruar se vendimi për lejimin e më shumë se një specializimi i takon senatit, duke theksuar se është bërë përparim në këtë aspekt pas nevojës alarmante si pasojë e sjelljes së qeverisë së mëparshme.

Qytetarja: Përshëndetje uroj të jeni mirë. Jam Irini. Kam studiuar juridik dhe kam pasur bursën e Ekselencës. Për shkak të rezultateve të larta jam pajisurt me një bursë në Holandë. Kët vit jam diplomua atje. Tani jam kthyer në Shqipëri dhe poi përpiqem të gjej punë. Kam dërguar disa aplikime dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë përgjigje.

Rama: E dashur Irini të përshëndes edhe unë. Mesazhin tënd e ke çuar disa javë më parë. Nga java e ardhshme do të jesh pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. Do përgatitesh për të aplikuar me konkurim për një pozicion stabël dhe afatgjatë. Sukses dhe fat dhe së bashku me ty dhje të tjerë të punojmë për të fuqizuar administratën e shtetit.

Qytetari: Kam dëgjuar për nismën që kryeministri ka marrë për amnistinë fiksla do doja të dija diçka më konkrete

Rama: Përshëndetje të uroj çdo të mirë. Faleminderit për mesazhin dhe fjalët me vend. Jam i vetëdijshëm që lehtësimi për bizneset e vogla është ndihmë. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare pasi jam i bindur që njerëzit që kanë mijëra kursime nga jeta në emigracion që kthehen në Shqipëri dhe duan të investojnë paratë e tyre. Punët e mira duan durim. Më shpejt se vonë këtë instrument do ta kesh në dispozicion tij dhe të gjithë shqiptarët.

Qytetarja: Jam mjeke. Në rregulloren e specializimeve nuk lejohet ata që kanë bërë një specializim nuk lejohen të bëjnë specializim të dytë. Jemi një grup i madh mjekësh që duam të bëjmë specializime të tjera për të ëndërruar në Shqipëri dhe për të mos u larguar nga vendi. nëse mjekët janë të aftë duam të kenë një specialitet të dytë

Rama: Kjo është një çështje e njohur. Senati ka marrë prej disa vitesh një vendim në kushtet kur këto nevoja u bënë alarmante. Vrapi për të fituar kohën e humbur ishte domosdoshmëri. Vendimi do të rishikohet kur senati ta shohë të arsyeshme. Kur të dhënat të japin mundësinë për të hapur këtë çështje

Qytetarja: Jam një nga disa të rinjtë që jam larguar nga Shqipëria. A do të ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri

Rama: Kjo po ndodh prej disa vitesh. Kushdo që përmbush kriteret ftohet për të konkurruar. Studentët ekselentë mund të punojnë në administratë vetëm përmes vlerësimit që kanë marrë nga universiteti. Ka ende shumë për të bërë për të vendosur meritën në themelet e rekrutimeve. Këtu kam parasysh jo vetëm administratën publike por edhe mësuesit që prej vitesh hyjnë në punë vetëm përmes konkursit. Mjekët dhe infermierët sot nuk rekrutohen më sipas partisë.

Qytetari: Donim të dinim nëse ka mbështetje nga qeveria për biznesin e vogël?

Rama: Taksën zero, TVSH zero, pagën e luftës e dhamë. Nuk e dimë se çfarë mund të bëjë akoma qeveria. Të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskat e cila do të jetë e detyrueshme nga dita e enjte që larg qoftë të mos mbyllemi përsëri. Është shumë e rëndësishme të sprasim rrezikun e një infektimi që mund të na çojë sërish në mbyllje./mv. abcnews.al