Formacioni i më të shtrenjtëve kushton 617 milion euro, dominon Chelsea

schedule12:28 - 11 Tetor, 2020

schedule 12:28 - 11 Tetor, 2020

Merkato e verës tashmë është mbyllur, ku të gjithë klubet patën mundësinë të transferonin dhe largonin lojtarë. Po kush ishin 11 blerjet më të shtrenja të kësaj merkatoje? Më poshtë gjeni formacionin e yjeve të transferuar, sigurisht në pesë kampionatet më të forta në Europë.

Në portë do të gjejmë portierin e Chelseas, Edouard Mendy, i cili i kushtoi “Bluve të Londrës” plot 24 milionë euro. Në mbrojtje kemi dy lojtarë të Manchester City: Nathan Ake dhe Ruben Dias. I pari u transferua për 45.3 milionë euro nga Bournemouth ndërsa i dyti për 68 milionë euro nga Benfika. Në krahun e majtë të mbrojtes kemi Ben Chillwell, për të cilin Chelsea i pagoi 50.2 milionë euro Leicester Cityt.

 

Në mesfushë kemi shkëmbimin e famshëm mes Arthur Melos dhe Miralem Pjanic. Aty do të gjejmë dhe goditjen e Arsenalit në orët e fundit të merkatos, Thomas Partey. Gjithashtu është edhe Kai Havertz, që i kushtoi Chelseas plot 80 milionë euro kur e blenë nga Bayer Leverkusen.

Në sulm? Leroy Sane, për të cilin Bayern Munchen pagoi 45 mimilionë euro në arkat e Cityt. Në krahun tjetër kemi sërish një lojtar të Chelseas, Timo Werner. Në majën e repartit ofensiv është sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, për të cilin italianët paguan 70 milionë euro te Lille. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!