Koronavirusi është një ndër sëmundjet që tashmë është kthyer në një sfidë për të gjithë e sidomos për ato që janë infektuar,
Përmes një postimi në rrjetet sociale vajza e një pacienteje të infektuar nga koronavirusi e cila ka dalë shëndoshë e mirë nga spitali Infektiv, i ka dedikuar disa fjalë prekëse personelit.
Në postimin e saj ajo shkruan se në ditët e vështira kur thotë se edhe atehere kur padashur degjonte nepermjet telefonit mekjen e zerit tone, ju ishit aty.
Postimin e ka shpërndarë në rrjetet sociale, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca.
“Ah sa mirenjohje e bukur”, shkruan kryeinfermierja.
Postimi i plote:
Mami sot eshte mire dhe kjo fale jush te dashur personeli i Sherbimit Infektiv kati i pare???????
Ju ishit aty qe nga fillimi, ne çdo dhimbje te sajen, jo vetem duke e mjekuar, por ishit aty si nje terapi intensive psikologjike sa here qe kishte nevoje…
Ju ishit per te, dora e ngrohte qe e perkedhelte kur i mungonin te dashurit e saj.
Edhe atehere kur padashur degjonte nepermjet telefonit mekjen e zerit tone, ju ishit aty…
Ju qe çdo dite e nate, nuk reshtet se qeni per te familja e munguar e qe me profesionalizmin tuaj, na e kthyet shendoshe e mire te dashuren tone…
Nuk e di a mjaftojne fjalet per t’u falenderuar nga zemra…❤❤❤
Perulesisht mirenjohese:
Prof. Najada Çomo, Profesioniste e paepur, e dashur, e palodhur (s’do ti harroj kurre fjalet falenderuese te mamit per Ju!) Faleminderit shume!?????
Merita Ndreu, mikja ime, kryeinfermieja e palodhur, e mira ti… te jam shume mirenjohese per te gjitha! Te dua shume vertete! ❤❤❤
Korab Gjana, çmund te them per ty… kam hall se mbas ca ditesh, do ti mungosh mamit…☺️☺️☺️ Te kam xhan djalosh! ???
Faleminderit pa fund Urgjences se Infektivit, stacionit te pare per mamin ne spital!
Zana, Dr. Çimi jeni shume te mire! ????
Faleminderit te gjitheve, mjek, infermier, sanitare e staf ndihmes!
Zoti iu bekofte ju dhe familjet tuaja!/abcnews.al
https://www.facebook.com/anadarli/posts/10157248397972721