Trejsi Sejdini rindez sherrin me Encën: Nuk do krijoja kurrë miqësi, është zero me bisht

schedule08:57 - 11 Tetor, 2020

schedule 08:57 - 11 Tetor, 2020

Trejsi Sejdini ka rindezur sërish debatin e bujshëm me Encën. Sherri mes tyre nisi pas një deklarate që Trejsi bëri një vit më parë në emisionin “Why Not” të Roza Latit. Kjo e fundit iu drejtua Trejsit duke i thënë: “A je e virgjër si këngëtarja, Enca Haxhia?”

Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”, iu përgjigj ajo. Por, një tjetër deklaratë që Trejsi ka bërë së fundmi në “Shiko kush luan” i ka hedhur benzinë zjarrit.

Teksa po iu përgjigjej disa pyetjeve si “me cilën nuk do krijoje kurrë miqësi, kush është zero me bisht dhe kujt do i jepje një shuplakë.”, Kejsi u përgjigj duke “grushtuar” foton e Encës.

Ndërkaq, ajo nuk la pa ironizuar dhe reperin Fero. Trejsi nuk hezitoi t’i përgjigjej edhe pyetjes se “cilat nga vajzat është më pak seksi se ti“, ku zgjodhi Feron. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!