Miratohet rezoluta për unifikimin e pikave doganore Kosovë-Shqipëri

schedule14:52 - 5 Qershor, 2018

schedule 14:52 - 5 Qershor, 2018

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar rezolutën që kërkon zbatimin e marrëveshjes për unifikimin e pikave doganore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje është pjesë e atyre të firmosura gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Korçë.

Me 67 vota pro, një kundër dhe një abstenim, deputetët kosovarë i kanë thënë “po”, rezolutës lidhur me zbatimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, për unifikimin e pikave doganore. Kjo rezolutë ishte propozuar nga Partia Socialdemokrate, më konkretisht deputeti Visar Ymeri. Unifikimi i pikave doganore mes dy vendeve, ka për qëllim që të lehtësojë ndjeshëm procedurat për kalimin e qytetarëve mes dy vendeve. Në të njëjtën kohë do të lehtësojë edhe shkëmbimet tregtare mes Prishtinës dhe Tiranës.

Votimi për këtë resolute, pasoi seancën e së martës më debat të gjatë. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kritikuan qeverinë duke thënë se nuk ka zbatuar shumë nga marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë shqiptare.

Dy ekzekutivet përkatëse të Tiranës dhe Prishtinës kanë zhvilluar që prej vitit 2014, 4 mbledhje të përbashkëta. E para u mbajt në Prizren, që u pasua nga mbledhja në Tiranë, më pas Prishtinë dhe sëfundmi në 2017 në Korçë. Në këtë të fundit u nënshkruan 12 marrëveshje të rëndësishme, pjesë e së cilave ishte pikërisht dhe unioni doganor mes dy vendeve.

Ndërkohë, për këtë vit ende nuk ka raportime për organizimin e një mbledhjeje të RE te përbashkët të dy qeverive. Kjo vjen për faktin që dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin replika dhe kundër-replika për çështje të ndryshme. Herën e fundit, Haradinaj porosity homologun shqiptar që të shikojë punët e tij dhe jo ato të Kosovës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!