Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka paralajmëruar se klubi i tij rrezikon rënien nga kategoria si pasojë e koronavirusit. Kuqeblutë janë klubi me më me shumë raste infektime në Serie A, ku deri më tani janë konfirmuar 17 lojtarë dhe 5 anëtarë të stafit teknik pozitiv.
“Kam ende 15 lojtarë që janë pozitiv me Covid-19 dhe asnjë nga ata nuk ka kaluar në statusin negativ. Pothuajse të gjithë ata janë zgjedhje e parë dhe kjo sigurisht që ndikon tek rezultatet tona. Ibrahimovic ishte pozitiv për 16 ditë dhe nëse kjo ndodh dhe me lojtarët tanë ne kemi marrë fund,” deklaron italiani për “Corriere dello Sport”.
“Çfarë mund të bëj unë? Nga protokolli lejojet vetëm një ndeshje që mund të shtyhet. Po në ndeshjet e tjera të fusim ekipin e të rinjve në lojë apo të humbasin në tavolinë 3-0? Nëse situata vazhdon kështu ne rrezikojmë shumë disfata dhe rënia në Serie B do të jetë çështje kohe,” mbyll Preziosi. /abcnews.al