“Hysaj qëndroi prej Gattusos, fundi i këtij muaji vendimtar për rinovimin”

schedule08:18 - 10 Tetor, 2020

schedule 08:18 - 10 Tetor, 2020

Mario Giuffredi është rikthyer të flasë rreth situatës së Elseid Hysajt. Mbrojtësi i djathtë ka kontratë deri në fund të sezonit me Napolin, aty ku ka “rilindur” pas ardhjes së Gennaro Gattusos.

Trajneri e vlerëson shkodranin dhe të dy kanë ndërtuar një raport shumë të mirë. Ky është shkaku pse Hysaj vendosi të mos largohet dhe tani pret rinovimin sipas deklaratës së agjentit të tij për Radio CRC.

Hysaj ka pasur disa oferta në këtë merkato, por zgjodhi të qëndronte te Napoli për shkak të raportit të bukur që ka krijuar me Gattuson. Prioriteti i tij është rinovimi, por duhet të kuptojmë edhe qëllimet e klubit.

Do të presim deri në fund të tetorit, aty do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rinovimin e kontratës me Napolin“, deklaron agjenti i kapitenit të kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!