Uragani “Delta” godet brigjet e Luizianës në SHBA, evakuohet zona  

schedule08:10 - 10 Tetor, 2020

schedule 08:10 - 10 Tetor, 2020

Uragani “Delta” goditi të premten në mbrëmje rreth orës 23:00 (lokale) afër qytetit Creole në bregdetin jugperëndimor të Luizianës, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të Shteteve të Bashkuara (NHC), disa orë pasi shumë banorë vendas u larguan nga shtëpitë e tyre përpara stuhisë së ardhshme.

Parashikuesit dhe NHC thanë që uragani “Delta” u dobësua para se të binte në tokë dhe tani është një stuhi e fortë e Kategorisë 2 që godet Bregun e Gjirit të SHBA me erëra të qëndrueshme prej 123 km / h (77mph) dhe fryrje deri në 154 km / h (96mph) në Bregun e Gjirit.

Banorët në zonë u përgatitën më herët gjatë ditës, ndërsa  nga uragani po afrohej.

Shkollat ​​dhe zyrat qeveritare u mbyllën dhe banorët u larguan nga banesat e tyre, ndërsa zyrtarët urdhëruan evakuime në komunitetet jugperëndimore të Luizianës. g.v/abcnews.al