Një gjykatë belge dënoi sot një grua 89-vjeçare me 10 vjet burg për vrasjen e shoqes e saj më të mirë, 93 vjeç, Susan Thimbo, e cila e kishte caktuar trashëgimtare të saj në pjesën më të madhe të pasurisë.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa e akuzuara Clara Maes mohoi kryerjen e krimit gjatë hetimit dhe gjykimit, i cili u zhvillua këtë javë në gjykatën e Arlon , në pjesën jugore të Belgjikës.
Provat e grupit të hetimit e shpallën 89-vjeçare faktore, ndërsa gjykata e dënoi atë me 10 vjet burg, por nuk u dërgua në qeli.
“Gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon atë të burgoset në një burg ,” tha avokati i Emily Romen për AFP, përcjell abcnews.al.
Çështja tërhoqi interesin e publikut për shkak të moshës së vjetër të të akuzuarës. Ndërsa vazhdimisht gjatë seancës ajo përsëriti: “Nuk më kujtohet”.
Krimi ndodhi më 3 janar të vitit 2015. Trupi i viktimës, Susan Thimbo, 93 vjeç, u gjet e mbuluar me gjak në shtëpinë e saj në Libramon.
Hetimi tregoi shoqja e vjetër Clara ishte e fundit që e kishte vizituar, pasi çdo ditë ajo shkonte pranë saj që të kujdesej për të.
Clara Maes ishte personi i fundit që pa Thimbo gjallë. Ajo u bë e dyshuara kryesore në vrasje kur hetuesit zbuluan se nuk kishte ndodhur asnjë vjedhje në shtëpinë e viktimës dhe ajo vetë kishte mospërputhje në dëshminë e saj, veçanërisht në lidhje me një ndërrim të rrobave në 3 janar.
Gjurmët e ADN-së së viktimës u gjetën gjithashtu në automjetin e Clara Maes.
Gjatë seancës, dëshmitarët shpjeguan se marrëdhënia midis dy shoqeve u përkeqësua për shkak të karakterit të fortë të Clara dhe përfshirjes së saj në jetën e Susan.
E indinjuar, “Susan i tha Clara-s se do të ndryshonte testamentin e saj”, tha Mark Couten, një nga paditësit.
Thimbo, një e ve pa fëmijë, e kishte quajtur Clara Maes si trashëgimtare të 70% të pasurisë së saj dhe një kushërirë për 30% të mbetur. g.v/abcnews.al