Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për herë të parë për merkaton e katalanasve. Transferimet e Eric Garcias dhe Memphis Depay dështuan në ditën e fundit dhe spanjollët arritën të blinin vetëm një futbollist, konkretisht Sergino Dest.
“Jam shumë i lumtur me ekipin që kam. Kemi provuar të përmirësohemi në disa zona, madje në disa prej tyre ia kemi dalë, por tek të tjerat kemi ende punë. Sigurisht që edhe ana financiare ndikon, megjithatë ne duhet ta pranojmë atë dhe të mësohemi me këtë situatë,” deklaron holandezi në një intervistë për televizionin e klubit.
”Zhvilluam tre ndeshje shumë të mira, ndërsa me Sevillan ishte një ndeshje e fortë. Ata janë një nga ekipet që do të luftojnë për një nga vendet e para. Ansu Fati? Po flasim për një lojtar 17-vjeçar. Zhvilloi tre ndeshje mjaft të mira, ai është një talent i vërtetë,” mbyll Koeman. /abcnews.al