Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku një person është kapur duke grabitur këpucët e besimtarëve.
Përmes një video të postuar në rrjetin faqen “Xhemati Grbavica” në Facebook duket komenti kur në xhaminë e “jordanezëve” në Sarajevë në kohën e faljes së namazit një person i panjohur futet brenda dhe vjedh dy palë këpucë.
“Të enjten në kohën e faljes së jacisë-namazit, një person i panjohur në xhaminë e ‘jordanezëve’ në Sarajevë ka vjedhur dy palë këpucë”, thuhet në njoftimin e kësaj faqe në Facebook, shkruajnë mediat vendase.
Ndërkohë një situatë e ngjashme kishte ndodhur dhe një vit më parë në këtë xhami, ku një person kishte vjedhur dy palë këpucë.
E besimtarët që frekuentojnë këtë xhami i kanë bërë thirrje të gjithëve që e shohin videon, se nëse kanë informacione për personin të lajmërojnë policinë me qëllim që të kapet dhe të mos përsëritet ky veprim./abcnews.al