Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusishtja e agronomia drejt “zhdukjes”, të rinjtë nuk shfaqin interes për këto degë në universitet

schedule13:13 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:13 - 9 Tetor, 2020

Maturantët që pritet të nisin studimet universitare, duket se këtë vit nuk kanë pasur interes për gjuhën ruse dhe greke. Këtë e konfirmon prof. Artur Sula, dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

“Përfundmisht është gjuha ruse, jemi në mbyllje të raundit të dytë dhe nuk kemi fare të regjistruar. Deridiku është gjuha greke, por ka preferencë, nuk ka mungesa. Megjithatë është pak problem…”

Edhe te Universiteti Bujqësor i Tiranës ka rënie të regjistrimeve për disa degë pavarësisht rëndësisë që kanë për ekonominë e vendit.

“Vihet re një rënie e numrit të regjistrimeve, për disa degë që çuditërisht cilësohen si të padëshiruara për brezin e re. Bëhet fjalë për profesione si agronomi, zootekniku apo inxhineri i pyjeve.”

Drejtuesit e universiteteve shprehen se ka alternativa se si të rritet interesi i të rinjve për këto degë, që janë drejt mbylljes.

“Kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me ministrinë e Arsimit, kemi arritur në një mirëkuptim. Jemi në një mesatare të mirë, nuk është më 7.5, është mesatarja 7 sepse nuk ne nuk nxjerrim mirëfilli mësues, por nxjerrim një rreze profesionesh që kanë gjetur edhe mbështetje nga tregu i punës,” shprehet Sula.

Viti i ri akademik 2020-2021 do të nisë më 2 nëntor, ndërkohë regjistrimi i fazës parë ka përfunduar e studentët kanë edhe dy faza të tjera të mbetura për degët e preferuara. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!