Policia bën me dije se ka arrestuar sëfundmie dhe Rrok Pepajn, babai i Daniel Pepajt, të riut të dyshuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.
Sipas bluve, dyshohet se Rrok Pepaj, bashkë me të birin kanë kultivuar lëndë narkotike.
Mësohet se bëhet fjalë për 29 rrënje lënde narkotike e llojit kanabis sativa, të cilat u gjetën në parcelën pranë vendit ku u zbuluan edhe trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt.
Lexo edhe: Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, policia: Shpallet në kërkim autori i dyshuar
“U arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes“, njofton policia.
Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjenden të vdekur një ditë më parë në zonën e Rrencit në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, i cili është shpallur tashmë në kërkim nga policia.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të vjedhjes së një sasie lënde narkotike. /abcnews.al