Franca do të mbyllë baret edhe në katër qytete të tjera pasi qeveria e vendit shton më tej kufizimet për të përmbajtur rastet në shtim me koronavirus. Nga e shtuna, qytetet e Lille, Lyon, Grenoble dhe Saint-Etienne do të caktohen zona me nivel të lartë alerti.
Masa të ngjashme janë vendosur tashmë në qytetet e Parisit dhe Marsejës, si dhe përtej detit në Guadelupe, ndërsa Franca përballet me një valë të dytë të virusit.
Lajmi vjen ndërsa 18,129 raste të reja pozitive me COVID-19 u raportuan të enjten në vend, dita e dytë që numri i të infektuarve qëndroi mbi 18,000.
Vendi regjistroi rekord rastesh të reja të mërkurën kur u konfirmuan 18,746 të infektuar me koronavirus.
Në konferencën javore për shtyp të enjten, ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran paralajmëroi se qytetet si Toulouse dhe Montpellier gjithashtu mund të duhet të vendosen në gatishmëri të lartë deri javën e ardhshme. s.b/abcnews.al/