Kim Kardashian i jep fund spekulimeve për ndarje, “arratiset” me Kanye West

schedule08:25 - 9 Tetor, 2020

schedule 08:25 - 9 Tetor, 2020

Muajt e fundit, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave, për shkak se janë përfolur se po shkojnë drejt ndarjes. Ndërkohë, së fundmi dyshja ka treguar komplet të kundërtën pasi është mësuar se janë arratisur drejt Republikës Domenikane për disa ditë pushime me fëmijët.

Ylli i “Keeping With The Kardashians” ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto, ku shihet së bashku me reperin dhe vajzën e tyre të madhe, North. Ylli televiziv si gjithmonë dukej e kuruar deri në detaj, e veshur me një fustan me printe leopardi. Udhëtimi i tyre vjen pas disa raportimeve se gjërat mes çiftit të njohur po shkojnë keq.

Mamaja e nxehtë: Kim Kardashian u sigurua që të përqendrohej te familja ndërsa u largua në një udhëtim të fundit në Republikën Dominikane për një pushim familjar me Kanye West dhe fëmijët e tyre

Ndërkaq, kujtojmë që pak ditë më parë Kim foli për vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që reperi u infektua me koronavirus. “‘Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Unë kisha katër fëmijët e mi dhe askënd tjetër në shtëpi për të ndihmuar.”, tha ndër të tjera Kim. xh.d/abcnews.al

Djalë i lumtur: Kanye dukej se ishte në humor të mirë ndërsa ishte ulur pranë vajzës së tyre shtatë vjeçare North

Kërkuesi i diellit: Kim ndau skena nga udhëtimi i saj në fillim të kësaj jave ndërsa pozonte në një set blu të çelët ndërsa kishte pamje nga oqeani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!