Sipas MeteoAlb orët e para të ditës paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat malore, por pa shi.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Paraditja mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Por mesdita dhe pasditja do mbizotërohen nga kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte të motit.
Rajoni dhe Evropa
Vendet e Rajonit të Mesdheut do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ndërsa vranësira, shira dhe stuhi ere do ketë Qendra dhe Lindja e Evropës. Gjithashtu shira me intensitet të lartë do kenë Ishujt Britanikë dhe Evropa Veriore./abcnews.al/