Janez Jansa, me partinë e tij demokrate ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Slloveni, por pa një mazhorancë absolute. E ndërsa është vënë në kërkim të aleatëve për të qeverisur opozita akuzon se ka qenë kryeministri hungarez Viktor Orban që ka financuar fushatën e tij elektorale.
Ish-kryeministri konservator Janez Jansa dhe Partia e tij Demokratike Sllovene SDS, që janë kiundër emigrantëve dhe aletatë të liderit nacionalist hungarez Viktor Orban, kanë fituar zgjedhjet e parakohshme në Slloveni. Në vendin e vogël të ish Jugosllavisë dhe në kufi me Italinë konfirmohet sërish fenomeni i fuqizimit të së majtës në Europën Qendër Lindore dhe jo vetëm. Focat konservatore dhe sovraniste të cilat duan t’i japin fund fenomenit të emigracionit në emër të mbrojtjes së interesave dhe sigurisë së popullit, po fitojnë gjithnjë e më shumë terren.
Sllovenia është shkelur nga qindra mijëra emigrantë që marshonin përgjatë itenerarit ballkanik gjatë krizës dramatike të 2015-ës. Ndërkohë rivalët politikë të Jansa, që dhanë dorëheqjen nga qeveria në vitin 2013 pasi u përfshinë në një skandal korrupsioni, këmbëngulin se Orban ka financuar fushatën elektorale të partisë së tij nëpërmjet personazheve dhe organizatave pranë tij. Sipas sondazheve dhe rezultateve të publikuara mbrëmjen e së dielëskonservatorët kanë marrë 28 për qind të votive duke lënë në vend të dytë Listën e Marjan Sarec (LMS), një ish actor komik dhe satirik që mori rreth 13 për qind. Ndërsa kryeministri në largim Miro Cerar i qendrës së majtë mori 10 për qind. Ndërkohë ka arritur të kalojë pragun e 4 për qindëshit duke hyrë në parlament dhe esktremi i djathtë i partisë kombëtare sllovene. Gjithësej janë nëntë forcat politike që do të jenë pjesë e parlamentit të Ljubjanës prej 90 deputetësh. Fitues por pa një mazhorancë absolute konservatori Jansa nuk mund të qeverisë dhe i duhet të kërkojë për aleatë, të cilët për momentin janë të vështirë për t’u menduar. Mediat sllovene konfirmojnë se pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët nën 40 për qind në krahasim me 51.7 për qind të zgjedhjeve të 2014-ës. /abcnews.al