Ermal Tahiri, pjesë e përhershme në emisionin “Pressing” në ABC News, vlerëson punë e Arbi Laçit, ish-drejtorit sportiv të Tiranës, teksa thekson se ndihet mirë që konkurrenca për titullin kampion në Shqipëri është rritur shumë.
“Tirana, deri këtu ku jemi sot, është e formuar nga Arbi Laçi. Më vjen shumë mirë që diskutojmë për gabimet apo 2-3 lojtarë që mund t’i merrte Tirana për të dominuar, por jam i kënaqur që Teuta, Kukësi apo Laçi kanë bërë përforcime.
Është marketing, nuk mund të shuash 9 ekipet e tjera. Në një vend shkojmë të gjithë për të bërë pazarin, një treg është. Obanori dhe Musta ishin me kontratë deri sa të mbaronte Europa League, kur mund t’i merrte Tirana? Në Shqipëri kur vlerësohesh drejt dhe del kampion, presidentët të heqin“, deklaron Tahiri. /abcnews.al