Shqipëria U21 në formë, mposht me rezultat tenistik ekipin e Superiores

schedule20:55 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:55 - 8 Tetor, 2020

Shqipëria U21 përfitoi të luante një miqësore ditën e sotme. Përballë djemve të Alban Bushit ishte Apolonia, që sivjet do të garojë në Kategorinë Superiore.

Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena” u mbyll me triumfin 6-1 të kuqezinjve të vegjël. Indrit Tuci shënoi një dygolësh në pjesën e parë, teksa rrjetën e gjeti edhe Ernest Muçi. 3-1 fraksioni i parë, me ekipin fierak që realizoi falë Haxhiut.

45 minutat e dyta dhuruan edhe 3 gola të tjerë të kombëtares. Lirim Qamili, Redon Xhixha dhe Emiliano Bullari kompletuan fitoren tenistike të Shqipërisë U21, që do të luajë me Kosovën (13 tetor) dhe Anglinë (17 tetor) për eliminatoret e Euro 2021, të dyja në transfertë. /abcnews.al

Miqësore, “Elbasan Arena”
Shqipëria U21-Apolonia 6-1
(Tuci (pen) 3′, 36′, Muçi 32′, Qamili 52′, Xhixha 85′, Bullari 88′ / Haxhiu 37′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!