Vrasja e të rinjve, Artan Hoxha: Ja që krisma pati, nuk i ndalojmë dot të blejnë mandate deputetësh

schedule20:11 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:11 - 8 Tetor, 2020

Gazetari Artan Hoxha, i cili ishte i pari që raportoi zhdukjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe pas një konflikti për parcelat e kanabisit ka shkruar në rrjetet sociale se policisë iu desh 5 ditë për të provuar atë që ai ka shkruar të dielën e kaluar.

Hoxha shkruan se motivi i krimit paska qenë me aromë dehëse dhe parcela të shëndosha duke ironizuar lajmet që pasuan deklaratën e tij. Ai thotë se shpreson që kanabisi i këtij viti para zgjedhor të mos shkaktojë më viktima njerëzore.

“Ja pra qe paska pasur

edhe krisma,

edhe viktima,

edhe parcela me kanabis,

edhe kanabis te grabitur,

edhe polici qe nuk gjente dot jo vetem parcelat me kanabis, por as kufomat e narkokultures..

Policise ju deshen 5 dite per te provuar ate qe e kam shkruar qe te dielen e kaluar.

Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit te dobet” qe “rrodhi” nga burime policore, nje dite pasi publikova lajmin, besoj tashme eshte e qarte….

Motivi i krimit paska qene me “arome dehese” dhe “parcela te shendosha”…

Ngushellime familjareve, për jetet e humbura te dy djemeve te rinj…

Uroj qe kanabisi i ketij viti para zgjedhur, te mos shkaktoje me viktima njerezore.

Edhe pse nuk do t’i ndalojme dot parate e narkotrafikut, te blejne mandate deputetesh per parlamentin e ardhshem…”, shkruan Artan Hoxha.

Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj. Gazetari Artan Hoxha raportoi ngjarjen e rëndë një ditë pas zhdukjes së dy kushërinjve, duke zbuluar edhe shkakun e vrasjes, parcelën me kanabis./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!